Emrat/ Lëviznin me lëndë narkotike në makinë, arrestohen dy të rinj në Durrës

0
Gjigandi

Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi lëviznin me lëndën narkotike në makinë.

Shtetasit Seldi Dauti, 21 vjeç dhe Gani Roci, 21 vjeç akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Sakaq, policia në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar 260 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i Policisë:

Sekuestrohen 260 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

RonaTyra

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë në informacioneve të siguruara në rrugë operative për një rast të tregtimit të farave narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. D., 21 vjeç dhe G. R., 21 vjeç, të dy banues në Durrës.

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë sepse gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ata po udhëtonin, në Shkozet, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 260 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu