Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi lëviznin me lëndën narkotike në makinë.
Shtetasit Seldi Dauti, 21 vjeç dhe Gani Roci, 21 vjeç akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Sakaq, policia në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar 260 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Njoftimi i Policisë:
Sekuestrohen 260 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë në informacioneve të siguruara në rrugë operative për një rast të tregtimit të farave narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasit:
- D., 21 vjeç dhe G. R., 21 vjeç, të dy banues në Durrës.
Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë sepse gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ata po udhëtonin, në Shkozet, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 260 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.