Emrat/ Kultivonin kanabis, arrestohen dy vëllezër në Sarandë

0
Gjigandi

Dy persona janë arrestuar në Sarandë, pasi kultivonin lëndë narkotike.

Shtetasit Vilson Bushkola, 35-vjeç dhe Aleksandër Bushkola, 38-vjeç akuzohen për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.

Sakaq janë sekuestruar në cilsinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike të dyshuar narkotike kanabis, 3 aparate celulare, si dhe një armë gjahu me një sasi municioni luftarak, të cilën këta shtetas e posedonin me leje.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fields”, vihet në pranga 35-vjeçari dhe vëllai i tij, i dyshuar si bashkautor në kultivim droge.

RonaTyra

Asgjësohen me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa, të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në territorin e fshatit Vrinë. Në vijim të kontrolleve intensive të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikeve dhe në bazë të informacioneve të grumbulluara në kuadër të procedimit penal të referuar nga Policia e Sarandës në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Fields”.

Në kuadër të operacionit u bë arrestimi i 35-vjeçarit Vilson Bushkola, i cili u kap në flagrancë duke vaditur bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në territorin e fshatit Vrinë, Sarandë. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Aleksandër Bushkola, 38 vjeç (vëllai i shtetasit Vilson Bushkola), i dyshuar si bashkautor në këtë veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit të banesës së këtyre dy shtetasve, në Shëndëlli, Konispol, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike të dyshuar narkotike kanabis, 3 aparate celulare, si dhe një armë gjahu me një sasi municioni luftarak, të cilën këta shtetas e posedonin me leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu