Aksident në Pogradec, raportohet për të plagosur

0
Gjigandi

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec.

Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë një automjet tip ’Benz’ dhe kamioni, ku për pasojë ka mbetur i plagos një person.

Fatmirësisht shtetasi me iniciale J.M., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.07.2022, rreth orës 13:00, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Hudënisht, Pogradec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin J. M., me mjetin tip kamion, me drejtues shtetasin N. N. Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi J. M., i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

RonaTyra

Me shtetasin N. N., po kryen veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave  dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu