Emrat/ Dhunuan punonjësit e policisë, tre të burgosurit në Peqin rrezikojnë sistemin 41/BIS

0
Gjigandi

Tre të paraburgosurit të cilët dhunuan punonjësit e policisë në Peqin, rrezikojnë rrëgjimin 41/BIS.

Shtetasit Kastriot Likja, Arlind Daja dhe Kreshnik Ibraliu do të përjashtohen për 14 ditë nga çdo aktivitet i përbashkët në burg.

Njoftimi i policisë:

Pas incidentit të ndodhur në IEVP Peqin, ku tre të paraburgosur K.L, K.I dhe A.D goditën punonjësit e policisë në detyrë, nga ana e drejtuesve të IEVP Peqin dhe gjithë zinxhirit drejtues të burgjeve u morën këto masa:

  1. a) Përjashtimi i tre të paraburgosurve për 14 ditë nga çdo aktivitet i përbashkët në IEVP Peqin.
  2. b) Përgatitja e praktikës për 3 të paraburgosurit për kalimin e tyre në rregjimin e veçantë për 90 ditë.
  3. c) Referimi i çështjes në prokurori për të tre të paraburgosurit.
  4. d) Ka nisur vlerësimi nëse ndonjëri prej tre të paraburgosurve plotëson elementët për të kaluar në rregjimin 41/BIS.

Rebelimi i të paraburgosurve

RonaTyra

Kastriot Likja, Arlind Daja dhe Kreshnik Ibraliu u ngritën në revoltë ditën e enjte.

Ata nuk i janë bindur urdhrave të gardianëve dhe në momentin që kanë hyrë policët për t’i ndaluar, i kanë goditur.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dërgoi urgjent grup pune në burgun e Peqinit për të rivendosur rendin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu