Aksidenti i rëndë te “Bishti i Zhurit’/ Arrestohet shoferi i kamionit

0
Gjigandi

Shoferi i kamionit i cili aksidentoi për vdekje 27-vjeçarin Festim Meçe është arrestuar.

Shtetasi me iniciale I. M., 49 vjeç akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si “Bishti i Zhurit”, ku si pasojë mbeti i vdekur në vend drejtuesi i automjetit tip “Benz”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin I. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet kamion është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. M., 27 vjeç, dhe si pasojë e aksidentit 27-vjeçari ka humbur jetën.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu