6 persona janë arrestuar dhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim këtë të hënë në Shkodër, pasi policia e Shkodrës sekuestroi 246 kg kanabis.
Personat e arrestuar janë Ardjan Tahiri, Besmir Rexhepi, Hekuran Myrtja, Liljana Çopani, Arben Uruçi, Danjela Hasani. Burime për median bëjnë me dije se mes personave të shpallur në kërkim, dy janë kokat e grupit. Mësohet se shtetasit Admir Selgjekaj dhe Arian Popa dyshohen si të jenë organizatorët, të cilët kishin rekrutuar punëtorë në parcelat me kamabis.
Priza.al ka siguruar edhe emrat e personave të shpallur në kërkim:
- Admir Selgjekaj, 34 -vjeç;
 - Sajmir Behluli, 35 vjeç;
 - Arian Pola, 38 -vjeç;
 - Samet Dahati, 34- vjeç;
 - Ermis Sela, 20 -vjeç;
 - Besar Lejthiza, 21 -vjeç;
 - Afrim Dahati, 29 -vjeç;
 - Izmet Dahati, 25-vjeç.
 
Të arrestuarit:
- Ardian Tahiri;
 - Besmir Rexhepi;
 - Arben Uruçi;
 - Hekuran Myrtja;
 - Liljana Çopani;
 - Daniela Hasani./priza.al
 
            













































