Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një statusi të bërë publik në Twitter i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për sa i përket vlerësimi pozitiv në tregjet ndërkombëtare për eurobondin 650 milionë euro.
Basha shkruan se Shqipëria është e zhytur në borxhe ndërsa kryeministri Rama mburret që merr borxh.
Basha ne Twitter:
Shqipëria e zhytur në borxhe kurse KM mburret se merr borxh të ri!!! Me nivel borxhi 74%, me detyrime të prapambetura 600 mln euro, me koncesione abuzive 2,2 mld euro dhe me krizën më të thellë ekonomike me rënie 9%, sot mburret se po i shton çdo shqiptari edhe një barrë të re!
Ka ardhur koha për ta larguar RAMAVIRUSIN që e zhyti ekonominë në krizën më të thellë, që mbylli bizneset, shpunësoi e largoi shqiptarët. Ka ardhur koha për të parë përpara dhe për ta bërë Shqipërinë vend normal e të zhvilluar.
Shkruar nga: top-channel.tv