Futbolli i verës mbart shumë të panjohura dhe vështirësi. Një nga këto është sigurisht merkato që shpesh mund të shpërqendrojë futbollistët dhe trajnerët.
Në pritje të sezonit të ardhshëm, shumë klube kanë filluar të mendojnë për përforcime dhe në shtëpinë e Chelsea-t ka frikë për zërat në lidhje me transferimin e mundshëm të Emerson Palmieri-t në Itali.
Ish-lojtari i Roma-s pëlqehet nga shumë skuadra dhe në ditët e kaluara është folur edhe për një interesim të Inter-it. Zëra këto që janë shuar nga Frank Lampard në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Watford-it:
“Nuk shqetësohem për zërat. Unë mendoj vetëm të punoj me dhe për skuadrën. Nuk kam folur me klubin në lidhje me merkaton, për lojtarët që mund të largohen ose të qëndrojnë”.
“Janë pyetje të cilave do t’u përgjigjemi pasi të mbarojë sezoni dhe kur të hapet merkato. Nuk do të shpërqendrohemi nga thashethemet”, ka thënë trajneri i Bluve.