Turbina u mungon shumë tifozëve

0
Gjigandi

Turbina u mungon shumë tifozëve.

Tifozët cërrikas janë nga më të zjarrtët në Shqipëri, janë tamam lojtari i 12-të i Turbinës. Ka më shumë se dy muaj që skuadrat nuk janë stërvitur në fushë, por edhe tani që janë kthyer, këta tifozë nuk mund ta ndjekin Turbinën nga afër, sepse ajo po stërvitet në kryeqytet.

Ultrasit cërrikas e vuajnë jo pak këtë fakt, aq më tepër kur dihet që ndeshjet e mbetura të kampionatit do të luhen pa tifozë, për shkak të pandemisë.

Gjithsesi, ata pritet ta gjejnë një mënyrë për ta mbështetur skuadrën, duke bërë tifozllëk nga pallatet pranë stadiumit. Turbina ndodhet në pozita të vështira, por tifozët kanë besim se ajo do t’ia dalë të qëndrojë në Kategorinë e Parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu