Gjykata e Apelit Administrativ Tiranë është tërhequr për vendim ndaj padisë së Prokurores së Tiranës, e cila paditi Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Muhametaj kërkoi, shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas saj pikëzimi është dhënë pa meritë. Seanca është në fazën e konkluzioneve përfundimtare , pruroria e Tiranës Sonila Muhametaj, kërkoi riceljen e emerimit të dy prokurorëve të SPAK Alfred Shehu dhe Elvin Goge.
Lishur me procedurën e emërimit janë shkelur procedura dhe vendimarrjet e marra e KLP-Së janë dhënë në konflikt interesi. Gjithashtu ka pasur shkelje kushtetuese, në emërimin dhe mos marrjen e pikëve të plota. Kërkoj rihapje të garës dhe një vendimemarrje nga ana e Këshillit të Laetë të Prokurorisë.
Ndërsa pala paditësë në këtë rast Këshilli i Lartë i prokurorisë gjatë leximit të konkluzioneve përfundimitare përpara gjykatës u shpreh se nuk ka pasur konflokt interesi, pasi dy anëtarët e KLP ishin pjesë e këshillit dhe jo të komisionit. Gjithashtu monitorimi është berë edhe nga ndërkombëtatët.
Përfaqësuesit e KLP kerkuan pushimin e çështjes dhe nëse nuk ndodh kjo atëherë si kërkesë tjetër dëpozituan rrëzimin e padisë së prokurores, për rrezimin e vendimit të KLP-së. Pas dëgjimit të palëve gjykata u tërhoq për vendim.