Elbasan, bie kultivimi grurit, arsye kostoja e lartë e kultivimit dhe mungesa e fitimit

0
Gjigandi

Sigurimi i bukës ka qenë sfidë për shqiptarët për shumë kohë. Por në ekonominë e tregut fermerët mësuan të kultivojnë atë që sjell fitime. Ndaj vit pas viti kultivimi i drithit shënoi rënie. Vetëm në Elbasan përllogaritet se u mbollën 2 mijë hektarë më pak grurë.

2000 hektarë grurë më pak përllogaritet se u kultivuan këtë vit në qarkun e Elbasanit.

Fermerët rendisin çmimet e larta që nga plugimi deri tek korrja e drithit mes shkaqeve që po i largojnë nga tradita e kultivimit të drithit.

“Nuk ka leverdi më njëri se çmimet janë shumë të larta.”

Orientimi drejt bimëve mjekësore dhe kulturave më fitimprurëse është tjetër arsye për fermerët

RonaTyra

“Janë mbjellë me lule në vend të grurit.”

Ndërsa specialistët e bujqësisë shtojnë emigracionin dhe largimin e fermerit nga toka mes faktorëve që po ul prodhimin e drithit në Shqipëri.

“Fermerët janë në atë fazë që po dinë s cilat janë kulturat më të domosdoshme për ta.”

Shqipëria plotëson rreth 48% të nevojave për grurë me prodhimin vendas, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2018 u prodhuan 678 mijë ton drithëra, por me një rënie prej 3.5% më pak se një vit më parë.

Për pasojë importi i grurit vjen gjithmonë në rritje.

Vetëm për periudhën janar-maj 2020 ka qenë 126 mijë ton ose 75.7% më shumë se për të njëjtën periudhë në vitin 2019.

Janar-maj 2020, u importuan 126 mijë ton grurë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu