Gjashtë plumba i kanë shkaktuar vdekjen e Iljaz Çalit në atentatin e ndodhur mbrëmjen e 3 prillit 2022 në autostradën Tiranë – Durrës.
Çali po lëvizte me një Land Rover të cilën e kishte marrë me qira dhe makina e autorëve ka qenë duke lëvizur paralelisht kur është hapur zjarr drejt Çalës.
Në drejtorinë vendore të policisë së Tiranës ka filluar kqyrja e makinës ku udhëtonte Çali. Autorët kanë qenë të mirëorganizuar pasi policia nuk ka mund të sigurojë shumë gëzhoja. Ndërkohë që dritat në autostradë kanë qenë të fikura dhe mbledhja e provave ka qenë e vështirë.
Burimet shpjegojne se një nga pistat e hetimit është nga konfliktet e lindura nga tregtia e Kromit në Bulqizë. Viktima ka qene shok i ngushtë i Gjin Nikës, i ekzekutuar në 5 prill 2014 në Fushë-Krujë, si pasoje e luftës së përgjakshme të Kromit.
Por nuk përjashtohet edhe pista e trafikut të drogës, shpjegojnë burimet policore.