Mësohen detaje se çfarë presidenti Ilir Meta bisedoi me ndërkombëtarët.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, duke iu referuar një burimi nga presidenca raporton se presidenti u ka shprehur ambasadorëve një sërë pakënaqësish që lidhen me ndryshimet e votuara dje në parlament të ligjit për Gjyqtarët dhe Prokurorët.
Top Channel ka siguruar një dokument në anglisht të cilin presidenti ia dorëzoi ambasadoreve ku thuhet se:
“Me këtë ligj parlamenti e zhveshi presidentin nga e drejta për të pranuar betimin e gjyqtarëve të lartë, prokurorëve dhe prokurorëve të SPAK.
Në këtë dokument presidenti thekson se:
“Fuqia e kreut të shtetit mësoi limitime të tjera në sistemin e dobësuar të kontrollit dhe balancës të theksuar vazhdimisht edhe nga Komisioni Venecias.
Shumica qeverisëse deligjitimoi traditën e procedurës solemne të betimit përpara presidentit që prezanton unitetin e popullit”.
Vijon …
Burimi: top-channel.tv