Egbo: Titullin e kemi vetë në dorë

0
Gjigandi

Ka kërkuar si përherë ndihmën e Zotit dhe ajo nuk i ka munguar edhe kësaj here. Madje, në derbin e mbrëmshëm ndaj Partizanit, mbase ka marrë dhuratën e madhe nga lart, titullin kampion, sepse barazimi “in extremis” nga Muçi e afron edhe më shumë me trofeun e shumëlakmuar. Emanuel Egbo dhe Tirana e tij kanë shpëtuar për pak në derbin e katërt sezonal, sepse humbja do t’i hapte oreksin Kukësit për të bërë mrekullinë me “fotofinish”. Duke folur pas barazimit 1-1, trajneri bardheblu ka nënvizuar për “Supersport”:

“Kur vjen sprinti i fundit, të gjithë janë në ankth, jo vetëm ne. Derbi dihet si është, nuk është një ndeshje normale. Kërkon shumë motivim kjo lloj ndeshjeje. Vinim pas dy humbjeve, që kanë ndikuar në vetëbesimin e lojtarëve. Duhet të kënaqemi me barazimin, që erdhi në fund.

Zëvendësimet? Ndërrimet duhen bërë jo se duhen bërë. Shohim si vendosen ekipet. Muça ishte i lodhur dhe e zëvendësuam. Pastaj kaluam me dy sulmues. Muçi bëri atë që i kërkuam, të presë spondin nga Ngoo.

Tani mendojmë për ndeshjen e Kupës, pastaj për kampionatin. E kemi vetë në dorë, nuk varet nga të tjerët. Në tri ndeshjet e mbetura do të kërkojmë pikët që na duhen. Në fund bëhen llogaritë, siç e kam thënë shpesh.

Skuadra është e bashkuar, prandaj barazuam në fund. Edhe ata që ishin në pankinë mundoheshin të ndihmonin. Të gjithë ishim të bashkuar për të marrë këtë barazim, që na takonte. Edhe pas humbjes me Kukësin, lojtarët më dhanë besim gjatë stërvitjeve. Duke qenë të bashkuar mund të arrihet objektivi. E bëmë sot, ia dolëm të mos humbnim. I falënderoj çunat, të gjithë pa përjashtim.

RonaTyra

Minutat e Muçit? Nuk ka qenë në formën e duhur para koronavirusit. Pati një dëmtim. Po rikthehet në formë. E futëm gradualisht, ka luajtur edhe me ekipin U-17, edhe me ekipin B, që të jetë gati kur të na duhet”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu