Tirana është pranë fitimit të titullit por edhe Kupës së Shqipërisë, pasi sot siguroi finalen e madhe, duke eliminuar Bylis dhe mundur 2-0 në Selman Stermasi.
Trajneri i bardhebluve, Emmanuel Egbo foli për Supersport, duke prekur disa tema të ndryshme.
Nigeriani nuk e ka mendjen te statistikat dhe rekordet. “Mendoj se me këtë ndeshjen e sotme dhe kualifikimin, kemi arritur të bindim të gjithë ata që folën për ndeshjen e parë. Sot i kemi mbyllur gojën të gjithë atyre që na kanë sulmuar pas ndeshjes së parë gjysmëfinale”, duke iu referuar akuzave apo dyshimeve për trukim në Ballsh.
“Bëmë dy gola në pjesën e parë. E dinim që Bylisi do të tentonte të shënonte golin që do sillte barazimin dhe shtesat. Ndryshimi nga sfida në Ballsh? Sot ka qenë pak freskët, por të dy ekipet ishin të lodhura, sidomos në pjesën e dytë. Ritmi ishte i ulët, lojtarët i kapi ngërçi, shtriheshin në tokë. Nuk kam objektiv personal, kam vetëm objektivin që është vendosur në fillim të sezonit: fitimi i titullit dhe Kupës. Objektivi im personal është ky: të ecë Tirana sa më lart“.
“Nuk shoh statistika, nuk jam një njeri që numëroj dhe merrem me gjëra të tilla. i lë gjithçka Zotit në dorë, mendoj të japim 100% në fushë dhe nuk mendoj për rekordet. Kontigjenti? i kam thënë klubit që shumica duhet të jetë edhe sezonin e ardhshëm”.