Edona dhe Miloti pozojnë me bluza në njërën anë flamurin e Kosovës e në tjetrën atë të Zvicrës: N…

0
Edona dhe Miloti pozojnë me bluza në njërën anë flamurin e Kosovës e në tjetrën atë të Zvicrës: N…
Gjigandi

Përfaqësuesja e Kosovës pritet të përballet ditën e sotme (e martë) me Zvicrën, në kuadër të miqësoreve që janë duke u zhvilluar këtë muaj.

Loja do të fillojë në orën 18:00 në stadiumin Letzigrund Stadion të Cyrihut.

Në kuadër të kësaj, këngëtarja Edona Llalloshi së bashku me të vëllanë, Milotin, duket se ndodhen në Zvicër në përkrahje të futbollit dhe kulturës muzikore shqiptare.

Edona Llalloshi (Foto: Instagram)

RonaTyra

Artistja shqiptare ka shpërndarë disa fotografi në llogarinë personale, Instagram, ku shfaqet me një bluzë në njërën anë flamuri i Kosovës, e në anën tjetër ai i Zvcirës, të bashkuar në një shqiponjë.

“Premier & Ch. Në përkrahje të futbollit dhe kulturës muzikore shqiptare”, ka shkruar ajo.

Duhet theksuar që yjet si Andi Zeqiri, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri luajnë për herë të parë në karrierën e tyre kundër Kosovës, vendit të prindërve të tyre.

Që të tre në anën tjetër kanë deklaruar para ndeshjes se do të japin maksimumin për të marrë fitore kundër Kosovës.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu