Edhe Tottenham rinis stërvitjet

0
Gjigandi

Arsenali ishte skuadra e parë angleze që rinisi stërvitjen, ndonëse duke respektuar distancimin social, ndërsa klubet e Premier Leagues po përgatiten për të rifilluar sezonin dhe për ta çuar deri në fund, si mënyra e vetme për të shmangur humbje të mëdha ekonomike.

Ditën e sotme në fushë ne stërvitjes doli edhe skuadra tjetër londineze, Tottenhami, teksa futbollistët, të drejtuar nga trajneri Jose Mourinho dhe përgatitësit atletikë, kryen ushtrime fizike në distancë nga njëri-tjetri, siç është e parashikuar në protokoll.

Vihej re prania në seancë e kapitenit dhe sulmuesit kryesor të ‘Spurt”, Harry Kane, i cili duket se ka lënë pas dëmtimin që e mbante prej muajsh jashtë fushave dhe pritet të jetë i gatshëm për pjesën finale të sezonit.

Tottenham do të provojë me çdo kusht arritjen e një vendi në zonën Champions dhe duket se ndërprerja e kampionatit erdhi në momentin e duhur për skuadrën e Mourinhos, pasi portugezi po përballej me dëmtime të shumta në repartin e sulmit.

Megjithatë me rikuperimin e Kane dhe Hueng-Min Son, reparti i avancuar mund të quhet i kompletuar dhe portugezi do ta ketë më të lehtë të udhëheqë të tijtë drejt vendit të katërt të renditje.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu