Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë po marrin pjesë emra të ndryshëm nga mbarë bota.
Pjesë e eventit mbrëmë (e diel) ka qenë edhe stilisti i njohur shqiptar, Mr. Rex.
Dizajneri, emri i vërtetë i të cilit është Rexhep Zylfiu, është kujdesur për dukjen e disa prej personazheve VIP në këtë fesstival.
Ditë më parë, ai dizajnoi fustyanin për miliarderen ruse, Anna Stukkert.\
Kjo e fundit i bëri një falënderim publik për dizajnimin e fustanit, duke treguar se ishte ndarë e kënaqur me punën e stilistit shqiptar nga Presheva.
Nga shqiptarët, në Festivalin e Filmit në Kanë sivjet u pa edhe modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha.
/abc24.al/