Edhe rënia e flokëve, simptomë e koronavirusit? Dermatologët shpjegojnë arsyet

0
Gjigandi

Covid-19 po shfaq kohë pas kohe simptoma të ndryshme. Studimet e fundit të studiuesve në Amerikë dhe Britani kanë vënë re që, veç simptomave më të zakonshme; kolla e thatë, temperatura e lartë, dhimbjet muskulare, koronavirusi ka shfaqur tek disa njerë edhe skuqje të gojës, por edhe rënie të flokëve. Këto të fundit, edhe pse mund të konsiderohen si simptoma të buta, disa njerëz, mbartës të virusit, pretendojnë se edhe rënia e flokëve është një prej efekteve anësore të sëmundjes.

Dermatologët në SHBA kanë vënë re rritje të rasteve tek individët që kishin rezultuar pozitiv me Covid-19, të cilët ankoheshin për rënie të madhe flokësh.

Natyrisht, rënia e flokëve mund të shpjegohet edhe me nivelin e lartë të stresit gjatë këtyre muajve, por edhe stresit tek njerëzit që janë infektuar me virusin. Në thelb, rënia e flokëve, thonë më tej ekspertët, nuk është simptomë treguese e vetë virusit.

Po cilat janë simptomat e koronavirusit, rë vërtetuara deri tani nga mjekët?

Megjithatë, ekspertët pajtohen me mendimin që Covid-19 është një virus i ri dhe shfaq vazhdimisht mutacione dhe ndryshime. Sidoqoftë, simptomat më të zakonshme të infeksionit zakonisht përfshijnë:

RonaTyra

Kollë e thatë

Temperaturë e lartë

Dhimbje muskulore

Lodhje

Siç dihet, disa njerëz nuk i përjetojnë të gjitha këto simptoma, madje disa nuk shfaqin aspak simptoma.

Por ekziston edhe një numër simptomash të tjera të buta, të cilat janë përjetuar nga disa pacientë:

Dhimbje stomaku

Infeksione në sy

Humbje e shijes/ erë

Lodhje, debulesë fizike

Vështirësi në dëgjim

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu