E ndërsa Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të lirojë ndjeshëm masat kufizuese rekomandon dhe dozën e katërt të vaksinës për qytetarët e moshës mbi 60 vjeç si dhe për ata me sistemin imunitar të kompromentuar sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Drejtoresha e ISHP-së Silva Bina i bën apel grupmoshave nën 50 vjeç të vaksinohen.
“Kemi akoma qarkullim të shtamit BA1 dhe BA2. Shtamet e Covid-19 po pësojnë mutacione të vazhdueshme prandaj rrisku mbetet aktual. Pavarësisht uljes së rasteve vaksinimi është masa më e rëndësishme që mbron nga hospitalizimet dhe vdekja. Është tepër e rëndësishme, pavarësisht çdo lloj ndryshimi. Ne do vijojmë të ndjekim procesin e vaksinimit në gjithë vendin”
Por kur mund të bëhet kjo dozë e katërt e vaksinës?
“Pas muajit të katërt deri në muajin e 6-të, mesatarisht muajin e 5 pas dozës së tretë”