Sportisti i njohur i Kosovës, ish portieri i hendbollit të Kosovës, Afrim Qorrolli, ka ndërruar jetë.
Ish portieri i klubit të hendbollit Vjosa nga Shtimja, që mbrojti ngjyrat me sukses si në kohën e Gjeneratës së Republikës dhe si në vitet e pasluftës.
Siç merret vesh, ai vdiq shkaku i koronavirusit.
“Eee more daja Afrim kur folëm të mërkurën në telefon, më the që nuk ke dhimbje, Ndërsa sot ti ike për në botën tjetër duke na lënë neve me dhimbje e mall për TY.
Do të kujtojmë përherë ashtu siç ishe: i dashur, i buzëqeshur, mikpritës, me njê fjalë njeri me të gjitha të mirat.
Lus Zotin të të marr në mëshirën e tij, dhe të shpërblej me Xhennet.”, ka shkruar Behar Shaqiri në profilin e tij në facebook. Një afër i tij tregona arsyen e vdekjes së tij. “Në dy ditë e fndit ka qenë më mirë. Nuk i mbijetoi Covid 19”, tha ai në kushte anonimiteti.