Kardoso: Gratë atje kishin fytyra të zbehta, të gjitha të bardha

0
Gjigandi

Di Maria është aktualisht pjesë e PSG-së, por kalimi i tij nga Reali drejt Manchester United, nuk rezultoi një zgjidhje e gjetur për këtë lojtar. Madje as gruaja e tij, Jorgelina Karodoso, nuk e ka kaluar mirë këtë periudhë.

Për të Anglia nuk është vendi ideal për të jetuar, përkundrazi, duke pasur mbresa shumë të këqija prej andej. Në një intervistë të fundit ka zbuluar shumë edhe nga periudha e kalimit te gjigandët anglezë sa i përket Di Marias. Madje me shumë sinqeritet e pranon se faktori i vetëm për këtë transferim ka qenë ana financiare, shkruan sportekpres nga Tirana.

“Mbaj mend kur erdhi oferta e Manchester United dhe Di Maria më tha se do të siguroheshim në anën ekonomike. E diskutuam dhe i thashë se nuk kishte shanse që të shkonte i vetëm atje. Paratë e mëdha u përfshinë në lojë dhe më vonë në Spanjë u tha se ne e kemi mendjen vetëm te paratë, me të drejtë. Nëse ju punoni në një kompani dhe konkurrenti tjetër iu ofron dyfish për punën tuaj, normal që do e zgjidhni.

Nuk kam dashur të shkoj në Manchester sepse kur kam qenë në një rast me gruan e Serxho Agueros, ishin dy ditë të tmerrshme për ne. Gratë atje kishin fytyra të zbehta, të gjitha të bardha…të çuditshme. Dilje në rrugë dhe ishe i rrezikuar, nuk dihej se kush do t’ju vriste. Ushqimi ishte i pështirë, ndërsa femrat dukeshin si kukulla prej porcelani, të gjitha të holla”, ka thënë Kardoso.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu