KUKËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kukës, ku një 53-vjeçare ka gjetur vdekjen për shkak se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në Kolsh të Kukësit ku Z.O 53 vjeçe, duke ndezur pompën e ujit e ka zënë korrekti.
Ai është dërguar në spital, por pa shenja jete. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar një grup hetimor për të zbardhur të plotë shkakun e vdekjes.
Burimi: top-channel.tv