E rëndë në Greqi/ Gruaja shtatzënë dhunohet në mes të rrugës për 2 mijë euro, humb fëmijën

0
58
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kilkis në Greqi, ku një grua 30-vjeçare shtatzënë është sulmuar nga një grup të huajsh dhe si pasojë ka humbur fëmijën e saj.

E reja ra pre e një grabitjeje të dhunshme dhe humbi foshnjën e saj nga goditjet që mori.

Sipas njoftimit të policisë, viktima ka qenë duke ecur të dielën e kaluar me bashkëshortin e saj 35-vjeçar dhe pesë fëmijët e tyre të mitur (3 deri në 13 vjeç), si dhe një tjetër të afërm. Familja e madhe duket se ishte ngarkuar të ndihmonte një bandë trafikantësh prej katër anëtarësh për të lëvizur nëpër kalimet e paligjshme, me qëllim daljen e paligjshme nga Greqia, raportojnë mediat fqinje.

Siç u bë e ditur, në një moment një prej trafikantëve një 30-vjeçar pakistanez sulmoi gruan shtatzënë duke e rrahur dhunshëm për t’i marrë 2000 euro që kishte. Një nga fëmijët e saj e kuptoi ngjarjen dhe u përpoq të mbronte nënën e tij, por edhe ai u godit, duke shkaktuar lëndime të lehta. 30-vjeçarja dhe fëmija i saj 6-vjeçar u dërguan në spital, ku mjekët konstatuan se shtatzënia ishte ndërprerë.

Trafikantët u larguan, por pas kërkimeve të policisë, si 30-vjeçari dhe tre bashkëpunëtorët e tij (përkatësisht 20 dhe 21 vjeç, nga Pakistani dhe Siria) u arrestuan mëngjesin e ditës së nesërme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu