E rëndë në Durrës, plagoset me thikë 37-vjeçari

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Durrësit. Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar.

Autori është arrestuar nga Policia e Durrësit, ndërsa i plagosuri ndodhet aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. J., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin M. H., 37 vjeç (fqinji i tij), e ka goditur këtë të fundit, me mjet prerës (thikë).

Shtetasi M. H. ndodhet aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu