Nuk “kursehet” Rrugorja/ Gjobiten qindra shoferë problematikë në Fier, pezullohen 82 leje drejtimi

0
27
Gjigandi

18 shoferë janë proceduar penalisht në Fier, pasi janë kapur nga policia Rrugore duke drejtuar automjetet pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Sakaq në total janë proceduar administrativisht 2108 drejtues mjetesh, si dhe janë pezulluar 82 leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Procedohen penalisht nga Policia Rrugore Fier, 18 drejtues mjetesh. Edhe gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Janë konstatuar duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, 18 shtetas, për të cilët ka filluar procedimi penal. Janë proceduar administrativisht gjithsej 2108 drejtues mjetesh.

762 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë. Janë proceduar administrativisht 171 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

231 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Janë vendosur 395 masa administrative për parakalime të gabuara.

Janë pezulluar 82 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 5 tjetër për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Janë vendosur 45 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.

Gjithashtu janë vendosur 455 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu