E reja shtatzënë gjendet e varur në pemë me plagë thike në gjoks

0
Gjigandi

28 vjeçarja Tshegofatso Pule u shpall e humbur në fundjavë pasi ishte parë herën e fundit në shtëpinë e të dashurit të saj në Johannesburg, në Afrikën e Jugut, por e reja shtatzënë u gjet dje e vdekur, e varur në një fushë me një plagë thike në gjoks.

Zëdhënësi i policisë Kay Makhubela tha se nëna në pritje, ishte gjetur nga kalimtarët me një plagë thike në gjoks.
Sipas një të afërmi të saj zonja Pule ishte parë herën e fundit të hynte në një taksi të premten duke u larguar nga shtëpia e të dashurit të saj.
Dy ditë më vonë familja e saj nisi një apel publik për gjetjen e saj duke shpërndarë postera me foto.
Dennyboy Madiro, dha i pari lajmin në Facebook duke thënë: ” Tshegofatso Pule, 8 muajshe shtatzënë, është gjetur e vrarë me thikë, e varur në pemë. Ti nuk meritoje të vdisje kështu, kushdo që e ka vrarë, ka varë dy shpirtra”.
Rrjeti lokal Savanna News, shkruiante për ngjarjen: “Tshego Pule përfaqëson të gjitha gratë afrikane që rrezikohen nga dhuna, çështja është kush e ka radhën.”

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu