Një 47 vjeçar, banues në fshatin Kapshticë, Devoll u shpall ne kerkim nga policia pasi u denoncua në media për ngacmim seksual dhe vepra të turpshme ndaj një vajze.
“Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pas transmetimit të pamjeve filmike të publikuara në emisionin “Piranjat”, si pasojë e të cilave dyshohet se 47-vjeçari ka ngacmuar seksualisht një shtetase dhe ka kryer vepra të turpshme ndaj saj”
, bën me dije policia.
Njoftimi
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe bënë shpalljen në kërkim për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Kapshticë, Devoll.
Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pas transmetimit të pamjeve filmike të publikuara në emisionin “Piranjat” në ABC News Albania, si pasojë e të cilave dyshohet se 47-vjeçari ka ngacmuar seksualisht një shtetase dhe ka kryer vepra të turpshme ndaj saj. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e tij.