Natë grushtesh në Tiranë

0
Natë grushtesh në Tiranë
Gjigandi

Natë grushtesh mund të quhet mbrëmja e të premtes duke u gdhirë e shtuna në Tiranë. Dy konflikte janë regjistruar në Kamëz, njëri në lagjen nr. 15 dhe tjetri në bulevardin “Nënë Tereza”.

Ndërkohë në  Shkozë një 38 vjeçar ka denoncuar se  tre persona të paidentifikuar, e kanë ofenduar dhe goditur me grushte.

Në Shkozë shpërthejnë tubat, uji vërshon rrugëve

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasit:

RonaTyra

– H. B., 49 vjeç, dhe E. C., 25 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 15, në Kamzë, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin;

– E. S., 26 vjeç, dhe M. C., 33 vjeçe, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bulevardin “Nënë Tereza”, në Kamzë, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin G. S., banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. B.

Më datë 13.05.2022, shtetasi F. H., 38 vjeç ka kallëzuar se në Shkozë, tre persona të paidentifikuar, e kanë ofenduar dhe goditur me grushte. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu