E kryer: Icardi është i PSG-së

0
Gjigandi

Mauro Icardi pritet të jetë futbollisti më i ri i PSG-së.

Të paktën kështu shkruajnë “Sky Sport” dhe “La Parisien” që raportojnë se palët kanë arritur një marrëveshje në parim.

Në anën tjetër, e përdishmja sportive nga Argjentina, “Ole”, thotë se çmimi që parisienët do të paguajnë për përfaqësuesin ameriko-latin do të jetë afro 60 milionë euro, saktësisht 50 për transferim dhe 10 të tjerë nëpërmjet bonuseve.

Edhe pse në fillim dukej se kampionët francezë nuk ishin të interesuar për t’i siguruar shërbimet e 27 vjeçarit.

Palët e përfshira në negociata, tash e një kohë kanë qenë duke diskutuar lidhur me këtë çështje, teksa duket se më në fund kanë gjetur pikën e pajtimit të përbashkët për një marrëveshje.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu