Godin përjashton mundësinë për rikthimin tek Atletico Madrid

0
Gjigandi

Diego Godin ka dhënë disa komente lidhur me të ardhmen e tij.

Mbrojtësi i Inter, Godin, ka zbuluar planet për të ardhmen e tij në futboll, duke mbyllur dyert për një rikthim të mundshëm tek Atleti.

Mbi të gjitha, uruguaiani ka thënë se është i fokusuar për në aventurën e tij me Inter.

“Shumë dashuri për njerëzit që më pyesin, por koha ime me Atleti ka marrë fund”, ka thënë Godin.

“Ishte aventura më e mirë në karrierën time sportibe, pa dyshim, së paku deri më tani”, ka shtuar mbrojtësi.

RonaTyra

“Por, koha ime si lojtar i Atletico ka mbaruar. Po jetoj një aventurë të re te skuadra e Inter”, ishin fjalët e uruguaianit.

34 vjeçari shpesh është lidhur me një largim të mundshëm nga Inter së fundmi, por duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu