E konfirmuar, zyrtari i Juventus zbulon trajnerin për sezonin e ardhshëm

0
Gjigandi

Juventusi po luan ndaj Lazios dhe ndeshja është e mbërthyer me rezultatin 0-0, por deklarata e Fabio Paraticit për të ardhmen e Maurizio Sarrit para ndeshjes bëri xhiron e medieve.

Zyrtari i italianëve u ngacmua për teknikun dhe nuk hezitoi të përgjigjet.

Ai u pyet nga gazetarët nëse Maurizio Sarri do të vazhdonte në krye të “Zonjës së vjetër” dhe sezonin tjetër. Paratici u përgjigj shkurt dhe qartazi duke hedhur poshtë të gjitha dilemat: Padyshim!

Mediat italiane kanë aluduar para sfidës se në rast të një disfate, Sarri mund të largohet. Ai nuk ka më besimin e drejtuesve dhe presidenti Agnelli nuk është i kënaqur me të. Deklarata e Paraticit tashmë ndryshon gjithçka.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu