E kërkoi Simeone

0
Gjigandi

Sulmuesi i Atalantës, Papu Gomez mund të kishte pasur një karrierë në nivele më të larta nëse ish-ekipi i tij Katania, do të kishte pranuar ofertën e Atletiko Madrid në verën e vitit 2013. 

Simeone kontaktoi me ish-ekipin e tij duke u kërkuar sulmuesin që në atë kohë ishte 25-vjeçar. Trajneri argjentinas kishte gati 6 milionë euro, por Katania tha se lojtari nuk do të largohej pa u bërë një ofertë 10 milionë euro. Atletiko nuk ofroi më shumë dhe marrëveshja dështoi. Gomez e ka kaluar si situatë por ai nuk e ka harruar ndjesinë që i dha ai moment në karrierën e tij.

“Katania nuk donte të më shiste për më pak se 10 milion dhe në fund asgjë nuk u bë.

Ata nuk më shitën dhe unë dëshiroja të vdisja ” tha 32-vjeçari që më pas u shit për 7 milionë euro te Metalist Kharkiv, ndërkohë që më pas Papu Gomez u transferua te Atalanta, ku qe prej vitit 2014 është shndërruar në një lider te zikaltërit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu