Cary Elwes ka shumë histori me brejtësit, por një lloj tjetër i quajtur Rous i dha atij një frikë të madhe gjatë fundjavës.
Ylli i “The Princess Bride” u transportua me avion në Qendrën Mjekësore Ronald Reagan UCLA dhe u shtrua në spital pasi një gjarpër ia kafshoi gishtin të shtunën.
Ai kishte qenë duke punuar jashtë shtëpisë së tij në Malibu kur edhe ndodhi incidenti.
Bit not by a ROUS but a rattlesnake. Grateful to the staff of Malibu Urgent Care, LA County Fire Dept. and the staff and medical professionals at @UCLAHealth for their great care. Am recovering well thanks to all these wonderful folks. 🙏 pic.twitter.com/0vHuFvKMTj
– Cary Elwes (@Cary_Elwes) April 25, 2022
Elwes ndau një postim në Twitter teksa bëri me dije se është duke u shëruar falë njerëzve të mrekullueshëm që e ndihmuan.
Ndonëse aktori nuk ishte marrë me ndonjë brejtës gjatë realizimit të “The Princess Bride”, ai u lëndua disa herë gjatë xhirimeve.
Cary Elwes (Foto: Ian West/PA Images via Getty Images)
I njëjti ka treguar se në një prodhim tjetër filmik kishte thyer gishtin e këmbës, ndërkohë që u rrëzua aksidentalisht edhe në momentin kur Christopher Guest e goditi në kokë me një shpatë.
“Dhe kjo, njerëz, ishte gjëja e fundit që mbaj mend nga xhirimet e asaj dite”, tha Cary.
“U zgjova në dhomën e urgjencës, ende me kostum, nga zhurma e frikshme e qepjeve në kafkën time dhe sigurisht që Chris ndihej absolutisht i tmerrshëm, edhe pse i thoja që nuk ishte faji i tij”.
/abc24.al/
Cary Elwes (Foto: Rich Polk/Getty Images for IMDb)