Vera Ora poston videon ku Beatrix Ramosaj foli hapur për bullizimin që po i bëhet: Kemi tradita t…

0
Vera Ora poston videon ku Beatrix Ramosaj foli hapur për bullizimin që po i bëhet: Kemi tradita t…
Gjigandi

Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj gjatë ditës së hënë (25 prill) publikoi një video në llogarinë e saj në Instagram dhe TikTok, në të cilën fliste për bullizimin që i është bërë muajve të fundit në rrjetet sociale.

Ramosaj gjatë qëndrimit në Big Brother VIP për disa muaj u përfshi në një romancë me aktorin Donald Veshaj, i cili kishte një histori të pambyllur dashurie me moderatoren nga Shqipëria, Bora Zemani.

Lidhja e Beatrix dhe Doanldit nuk zgjati shumë dhe të dy ndan rrugët menjëherë pas përfundimit të BB VIP.

Edhe pas daljes së saj nga shtëpia e famshme, këngëtarja u paragjykua dhe u ofendua në rrjetet sociale dhe kjo ka bërë që ajo të reagoi dhe të kërkoi që kjo të ndalet.

“Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por asgjë nuk është një justifikim për bullizim”, ka thënë ndër tjera Ramosaj.

RonaTyra

Foto: Vera Ora/Instagram

Këngëtarja mori përkrahje të madhe nga fansat, miqtë dhe kolegët e saj, ndërsa mbështetje për të ka treguar edhe nëna e arishtës shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Vera.

Vera, e cila është psikologe me profesion dhe këshilluese e shëndetit mendor ka shpërndarë në InstaStory videon e Beatrixës.

“Stop bullizimin, shëndeti mendor ka rëndësi, krenare me ty që fole hapur princeshë”, ka thënë Vera në postimin dhe komentin e saj sipër videos.

Foto: Vera Ora/Instagram

Ndërkohë, në një postim të dytë në të cilën Beatrix e ka falënderuar për përkrahjen duke thënë se kjo ka shumë rëndësi për të, nëna e yllit shqiptar u shpreh se si popull kemi tradita të forta dhe rini të bukur andaj bullizimi nuk vend tek ne.

“Jemi komb i lashtë, kemi tradita të forta dhe rini të bukur-hajde t’i ndihmojmë njëri-tjetrit! Pavarësisht se kush është në pyetje bullizimi nuk ka vend në vendin tonë”, shkroi Vera. /

abc24.al

/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu