Në ndeshjen mes Sakhalinets dhe Legions, dy klubet që garojnë në kampionatin rus PFL, ka ndodhur një incident interesant.
Gjyqtari anësor nuk ka duruar dhe e ka humbur kontrollin pas provokimeve nga një futbollist.
Gjyqtari në fjalë shihet se pas një moment protesteje, e humb kontrollin dhe e grushton një futbollist.
Përveç kësaj, gjyqtari në fjalë është parë duke shikuar celularin e tij pak momente para incidentit.
Ndryshe, ndeshja në fjalë është mbyllur me rezultat të barabartë, 1:1.