Juventus shkarkon Sarrin nëse dështon ndaj Lazios, ja kush e zëvendëson

0
Gjigandi

Ndeshja me Lazion mund të jetë vendimtare për fatin e Maurizio Sarrit. Në shtëpinë e Juventusit nuk është një atmosferë e mirë pas barazimit kundër Sassuolos, teksa janë fituar vetëm dy pikë në 3 ndeshjet e fundit. Në orët e fundit në një mbledhje mes drejtuesve të lartë, me presidentin Andrea Agnelli, Pavel Nedved e Fabio Paratici do të vendoset për të ardhmen, ku është një titull për tu fituar e një Champions për tu luajtur në lartësinë e situatës. Pikërisht këtu është bërë e fortë hipoteza e një rreziku të lartë për Sarrin.

Një humbje e mundshme kundër bardhekaltërve në sfidën e të hënës në “Allianz Stadium” mund t’i kushtojë rëndë teknikut toskan, që do të zëvendësohej nga një trajner provizor për të mbyllur sezonin. Nuk është se i është dhënë ultimatum Sarrit, pozicioni i të cilit sidoqoftë është kompromentuar. Nuk ka më siguri, me rezultatet që tani nuk po vijnë e një kampionat ende i varur, pa përmendur lojën sarriane që në këtë sezon është parë vetëm pjesërisht. Agnelli e ka mbrojtur në disa raste trajnerin, por raporti me senatorët e skuadrës nuk ishte kurrë ai më i miri.

Mes figurave të mundshme për të bërë provizorin në krye të skuadrës deri në fund të sezonit është Andrea Pirlo. Ish-mesfushori bardhezi, konsiderohet si tekniku i të ardhmes, duke filluar nga 2021. Por nëse situata nuk përmirësohet, atëherë  mund të ndodhë edhe një lëvizje e tillë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu