E fejuara e gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi ka kërkuar nga Premierliga që të parandalojë shitjen e Newcastle United drejt Arabisë Saudite për shkak të krimeve të supozuara të kryera kundër burrit të saj të ndjerë.
Me një konsorcium nga kombi i Gjirit që shkoi më pranë blerjes së klubit të Premierligës në një marrëveshje prej 300 milionë funte, Hatice Cengiz – përmes avokatëve të saj – i dërgoi një letër organit drejtues të kompeticionit duke kërkuar që të ndërmerr veprimin ‘e duhur dhe të ligjshëm’ për të ndaluar shitjen për shkak të ‘lidhjes’ të pretenduar në lidhje me vdekjen e Khashoggi në 2018.
Gazetari me origjinë saudite Khashoggi dyshohet se u vra brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll, Turqi pasi hyri në zyrën e qeverisë për të marrë dokumente që kishin të bënin me martesën e tij të ardhshme me Cengiz.
“Zonja Cengiz ju bën thirrje juve dhe bordit të Premierligës që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të parandaluar që ky veprim të mos ndodhë”, thuhet në letrën drejtuar shefit të Premierligës, Richard Masters.
“Është padyshim një veprim i duhur dhe i ligjshëm për ju dhe Premierligën për të vënë në dritë vrasjen e pamëshirshme të të fejuarit të zonjës Cengiz”.
“Nuk duhet të ketë vend në Premierligë, dhe futbollin anglez, për këdo që është i përfshirë në akte të tilla të neveritshme”, thuhet ndër të tjera.