E duan ta marrin në formë huazimi

0
Gjigandi

Fiorentina është e interesuar për të siguruar Lucas Paquetan nga skuadra e Milanit.

Ata duan ta marrin në formë huazimi nga skuadra e Milanit me të drejtë blerje për 30 milionë euro.

Calciomercato shkruan se ekipi vjolë është skuadra e favorizuar për të arritur te braziliani. PSG nga krahu tjetër e dëshiron futbollistin e Milanit. Drejtori Leonardo ka shumë besim te lojtari i kuqezinjëve.

22-vjeçari u transferua 38 milionë euro nga Flamengo në janarin e 2019. Paqueta iu propozua Juventusit për ta shkëmbyer me Federico Bernardeschin, por “Zonja e Vjetër” me shumë mundësi nuk do ta pranojë diçka të tillë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu