Fituesja e ‘Medaljes së Artë’, Alina Kabaeva, 38 vjeçare, u rishfaq këtë javë në një event për gjimnastikën ritmike në stadiumin “VTB Arena” në Moskë përpara Festivalit “Alina”, një ngjarje bamirësie e planifikuar për të shtunën.
Kabaeva besohet gjerësisht se është e dashura e presidentit rus dhe nëna e katër fëmijëve të Putinit, të cilët ai kurrë nuk i ka njohur zyrtarisht.
Fotot e Alinas në ngjarjen në Moskë ndezën spekulime se ish-gjimnastja kishte përdorur të njëjtin kirurg plastik si Putini, mes pretendimeve për botoks dhe mbushës.
Rishfaqet e dashura e Putinit
“Diçka ka ndryshuar vërtet në fytyrën e Kabaevas. atletja legjendare ishte dukshëm më e bukur”, ka shkruar revista ruse “Cosmopolitan”.
Duke shmangur lidhjen e saj me Putinin në mënyrë që të mos censurohet nga shteti rus, revista shtoi: “Alina Kabaeva është një nga gratë më misterioze dhe më të fshehta në vendin tonë”.
“Gjimnastja pothuajse kurrë nuk shfaqet në publik, nuk shfaqet në rrjetet sociale dhe nuk është e mundur ta shohësh në rrugë apo në qendra tregtare”.
Rishfaqet e dashura e Putinit
“Telegram channel Tol’ko Nikomu” – gjithashtu duke zgjedhur fjalët me kujdes për të shmangur censurën ruse – la të kuptohej se ajo dhe Putin kanë të njëjtin kirurg plastik.
“Një paraqitje e re e rrallë e Alina Kabaeva. Kësaj radhe ajo është veshur thjeshtë dhe sërish shihet me unazën e martesës”.
Vladimir Putin dhe e dashura e tij e përfolur
Duhet theksuar që një muaj më parë, kundërshtarët e Vladimir Putinit në Ukrainë, Rusi dhe Bjellorusi, janë bashkuar me një peticion duke kërkuar që Zvicra të dëbojë ‘të dashurën’ e presidentit rus, Alina Kabaeva, mes aludimeve se po fshihet me fëmijët e tyre në një vilë luksoze.
/abc24.al/
E dashura e Vladimir Putinit