Sfida e tretë mes boksierit britanik Tyson Fury dhe atij amerikan Deontay Wilder do të zhvillohet më 19 dhjetor. Sipas drejtorit ekzekutiv të kompanisë Top Rank, Brad Jacobs, palët kanë arritur një marrëveshje për datën, por jo për vendin. Kjo sfidë mund të zhvillohet në çdo cep të botës.
Dy boksierët janë ndeshur dy herë mes tyre. Në përballjen e parë rezultati ishte barazim, ndërsa në sfidën e dytë triumfoi Fury me KO teknik, duke u shpallur kampion bote në kategorinë WBC. Fury është mandatuar nga WBC që të duelojë ndaj Dillian Whyte, por britaniku synon edhe sfidën e tretë ndaj Wilder.
“Ne kemi piketuar datën 19 dhjetor dhe shpresojmë që të respektojmë këtë datë. Problemi kryesor është rikthimi në normalitet sa më shpejt. Nëse jo, ne mund të shkojmë në një sfidë ku do të ketë deri në 50% të kapacitetit të tifozëve”, tha Jacobs.
“Për sa i përket vendin ne po shohim anembanë botës për ta zhvilluar këtë sfidë. Duam një vend të sigurt për a zhvilluar këtë përballje. Ndoshta Australia është vendi i duhur. Të shohim”, tha Jacobs.