Është duke u përfolur që një kohë të gjatë një transferim i mundshëm i Martinez tek Barcelona, por tani këtyre zërave, sot u ka dhënë bazë vet presidenti i Barcelonës, duke konfirmuar interesimin si dhe negociatat.
“Ne kemi biseduar me Inter-in para disa javësh dhe negociata janë duke vazhduar. Por tani ne jemi duke analizuar situatën dhe po presim” tha Bartomeu për Spanish TV3.
“Ne duhet të pranojmë se tregu i transferimeve ka ndryshuar shkaku i situatës së krijuar nga Covid. Por ne ishim gjithmonë protagonist në merkato dhe do të jemi përsëri” përfundoi Bartomeu.
Martinez po konsiderohet si një nga sulmuesit me të ardhmen më të ndritur dhe Barcelona dëshiron transferimin e tij, si pasardhës i Luis Suarez.