Dyshohet për skenar të bujshëm

0
Gjigandi

Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të rikthehet në Torino për momentin. Sulmuesi portugez prej 50 ditësh ndodhet në Madeira së bashku me familjen e tij.

Me lejen e klubit qëndroi në vendlindje, ndërkohë që tanimë Corriere Dello Sport sjell një skenar të bujshëm.

Ronaldo, për shkak se dëshiron të mos kthehet për momentin në Itali, nxjerr si shkak Paolo Dybala. Sulmuesi argjentinas, prej më shumë se një muaji është pozitiv me COVID-19. Ai është testuar 4 herë dhe është vënë re se ende është i infektuar.

Lajmi që Dybala është ende pozitiv me koronavirus doli nga Spanja, konkretisht nga “El Chiringuito”, dhe mendohet se njerëz pranë argjentinasit e kanë shpërndarë këtë lajm, në mënyrë që CR7 të ketë një justifikim për të qëndruar në Madeira, deri në momentin kur gjithçka të jetë e sigurt për t’u rikthyer në Itali.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu