Dyshime për kurdisje

0
Gjigandi

Hije dyshimi për trukime janë hedhur në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, në përfundim të gysmëfinales së parë të Kupës së Shqipërisë mes Bylisit dhe Tiranës, teksa moderatori Gjergj Stefa, por edhe të ftuarit Migen Memelli, Endi Tufa e Jetmir Halilaj, nuk e fshehën zhgënjimin për shfaqjen e turpshme që panë në fushë.

Kryeredaktori i Panorama Sport, Jetmir Halilaj shkoi edhe më tej, duke i bërë thirrje Komisionit të Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit, por edhe Prokuroria të nisin hetimet për atë që u pa pasditen e sotme në “Adush Muça” të Ballshit.

“E ndoqa me kërshëri ndeshjen dhe më bëri përshtypje se si Tirana e la totalisht lojën në pjesën e dytë. I bëj thirrje Komisionit të Etikës, por edhe prokurorisë, që të nisin hetimet për këtë ndeshje dhe për shfaqjen e shëmtuar që pamë”, tha Jetmir Halilaj.

“Nuk e kisha parë kurrë Tiranën në 20 ndeshjet e fundit, që të shthurej në këtë mënyrë. Në pjesën e parë patëm 5 gjuajtje në portë nga Tirana dhe vetëm një nga Bylisi, ndërsa në pjesën e dytë ballshiotët gjuajtën 12 herë në portën e Likës dhe bardheblutë nuk e gjetën asnjëherë kuadratin”, tha Memelli.

“Kjo që ndodhi është e pashpjegueshme nga ne. Vetëm kompanitë e basteve mund të dinë t’i japin një shkëmbim”, tha gazetari Endi Tufa.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu