Dy kartonë të kuq, gol në minutën e 95-të dhe grushte

0
Gjigandi

Ka mjaftuar në gol në minutën e 95’, që në Turqi të shpërthejë kaosi. E gjitha ka ndodhur në ndeshjen mes Alanjaspor dhe Trabzonspor ku luan Kaleb Ekuban, e cila u mbyll në barazim 2;2.

Pikërisht ky barazim dëmton së tepërmi, Trabzonsporin, i cili me një fitore barazonte me pikë Bashaksehirin në krye të tabelës. Megjithatë një gol i Bakasteas për Alanjasporin në minutën e 95’, që barazoi shifrat bëri që të shpërthejë kaosi në stadium.

Presidenti i Trabzonsporit nuk është përmbajtur, teksa është futur menjëherë në fushë dhe është nisur me vrap për të goditur trajnerin e Alanjasporit, për është ndalur në momentin e fundit. Pas kësaj kanë nisur përplasjet mes pjesëtarëve të dy klubeve, ku nuk munguan edhe grushtet.

Gjithashtu në minutën e 80’ gjyqtari i takimit ndëshkoi me karton të kuq nga një lojtar të secilit ekip, pas përplasjeve në fushë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu