Luka Jovic ka thyer një kockë të këmbës së tij të djathtë. Klubi spanjoll prej dy ditësh është rikthyer në fushë për t’u stërvitur, ndërsa sulmuesi serb ka pësuar një dëmtim të rëndë.
Në faqen zyrtare Real Madrid ka bërë të ditur dëmtimin e sulmuesit, pas vetëm dy ditë stërvitje.
Gjendja e tij do monitorohet çdo ditë, ndërsa nuk dihet ende koha e rikuperimit, por duke parë që deri më tani nuk ka ende një datë për fillimin e La Ligas, kjo i jep më shumë kohë Jovic që të rikuperohet e të jetë në fushë me madrilenët.