Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike të llojit kokainë në doza të vogla.
Policia e Durrësit në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, pas një hetimi disamujor arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. I., 45 vjeç dhe F. I., 14 vjeç (babë e bir), banues në Durrës.
Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. P., 36 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 17, Durrës, duke shpërndarë lëndë narkotike të llojit kokainë në doza të vogla.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10.5 gr lëndë narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 7 aparate celularë, një automjet, një shumë parash dhe eurosh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Burimi: top-channel.tv