“Duan përçarjen e PD”/ Pampuri reagon ashpër ndaj Nokës: Fyerje për ne! Deformojnë me dashje qënd…

0
“Duan përçarjen e PD”/ Pampuri reagon ashpër ndaj Nokës: Fyerje për ne! Deformojnë me dashje qënd…
Gjigandi

Deputetja e PD Oriola Pampuri ka reaguar pas deklaratave të Flamur Nokës, për të cilin tha se bëri fyerje të rëndë ndaj tyre duke bërë deformim të qëndrimeve të saj.

Pampuri ritheksoi qëndrimin për ndaljen e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes, sulmit dhe arrogancës mes demokratëve në mënyrë që të mos i fryhet më shumë rrugës së përçarjes.

Oriola Pampuri: Gënjeshtrat dhe mashtrimi në emër të deputetëve të PD nga kolegu Flamur Noka, janë një fyerje e rëndë për secilin prej nesh. Deformimi me dashje në publik i qëndrimeve tona, pa asnjë autoritet nga Grupi Parlamentar, jashtë realitetit të mbledhjes së djeshme, jashtë diskutimeve të përgjegjshme të secilit prej kolegëve të Grupit Parlamentar, nuk ndihmon në bashkimin e demokratëve.

Askush nuk ka të drejtë të shpall qëndrimet e tij të izoluara si diskutime të Grupit Parlamentar. Gjej rastin të ritheksoj qëndrimin e shumicës së deputetëve të Grupit Parlamentar për ndaljen e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes, sulmit dhe arrogancës mes demokratëve. Çdo deputet i PD ka përgjegjësinë që në këtë moment të vështirë për PD të tregojë maturi dhe përgjegjshmëri në çdo komunikim me publikun, për të mos i fryrë më shumë rrugës së përçarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu