Artistja shqiptare me famë botërore merr vëmendje me secilën paraqitje publike që bën.
Krahas një karrierë të suksesshme në arenën e muzikës ndërkombëtare, 26-vjeçarja njihet edhe për stilin e guximshëm dhe unik të veshjes.
Krijuesja e hitit “New Rules” e tillë erdhi edhe së fundmi, teksa ndau me miliona fansa në Instagram disa imazhe të reja, teksa shihet me një veshje plot stil.
Foto: Dua Lipa/Instagram
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova erdhi e veshur në një kombinim të veçantë nga materiali xhinse, bluzë të shkurtër, pantallona, çizme dhe çantë me po të njëjtën ngjyrë.
Foto: Dua Lipa/Instagram
Veshën e ngjashme cila ia vinte në pah linjat joshëse të trupit, Dua e përshtati me aksesor dhe grim të theksuar, ndërsa nuk munguan mijëra komente dhe mbi një milion pëlqime sipër postimit.
Foto: Dua Lipa/Instagram
Kujtojmë që në muajin shkurt artistja ka nisur turneun “Future Nostalgia”, koncertet e para po mbahen në Amerikë për të vazhduar më pas në Australi, Zelandën e Re dhe Evropë.
Ndryshe, së fundi një grup i zhanrit ‘reggae’ nga Florida i quajtur Artikal Sound System ngriti një padi kundër yllit për shkelje të të drejtave të autorit, duke pretenduar se ajo ka kopjuar hitin e saj “Levitating” nga kënga e tyre “Live Your Life”.
/abc24.al/